Stuhi e fuqishme në Spanjë/ Rrugët kthehen në lumenj

Një stuhi e fuqishme shkaktoi përmbytje të mëdha në disa rajone të Spanjës, duke lënë mijëra qytetarë pa energji elektrike.

Stuhia goditi më shumë qytetin bregdetar të Alcanarit dhe rajonin verilindor të Katalonjës.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shprehur solidaritetin e tij të plotë me zonat e goditura dhe u kërkoi banorëve të tregohen shumë të kujdesshëm, pasi reshjet e rrëmbyera duket se do të vazhdojnë.

Disa rrugë në Alcanar u kthyen brenda një kohe të shkurtër në lumenj të vërtetë. Vërshimi i ujërave mori me vete makina, pemë.

Edhe pse pati raporte për persona të bllokuar nëpër automjete, deri tani nuk flitet për viktima.

Sipas shërbimit kombëtar të metereologjisë, stuhia shkaktoi më shumë se 9.000 rrufe në mbarë vendin.