Kompozitori dhe politikani i njohur grek, Mikis Theodhorakis ndërron jetë në moshën 96-vjeçare

Kompozitori dhe politikani i njohur grek, Mikis Theodhorakis mbylli sytë përgjithmonë  mëngjesin e sotëm në moshën 96-vjeçare.

Në moshën vetëm 12 vjeç ai kompozoi veprën e tij të parë muzikore, ndërsa në moshën 17 vjeç dha recitalin e tij të parë në Tripoli me veprën e tij “Cassiani”.

Theodorakis ka shkruar nga të gjitha llojet e muzikës, nga operat, muzika simfonike, muzika e dhomës, oratorio, baletit dhe korit të kishës, deri te muzika për dramën e lashtë, teatrin, kinemanë, këngën popullore të artit dhe veprat post-simfonike.

Konsiderohej si njeriu që lidhi poezinë greke në një mënyrë të jashtëzakonshme me traditën e muzikës popullore greke, i cili arriti të flasë në zemrat e të gjithë grekëve, që luftoi kundër Diktaturës dhe u torturua rëndë, dhe të cilit iu dha Çmimi Nobel për Paqen në vitin 2000.

Ai ka kompozuar ndoshta ritmin më të njohur grek në botë, të ashtuquajturin syrtaki nga filmi “Alexis Zorbas” (1964), ndërsa këngët e tij u interpretuan nga artistë të famshëm, si Beatles, Shirley Basei dhe Edith Piaf.

Si kompozitor, poet, politikan, Mikis Theodorakis ka vënë vulën e tij  me praninë dhe aktivitetin në shekullin e 20 -të dhe me të drejtë konsiderohet si një mit dhe një nga kompozitorët më të rëndësishëm grekë me ndikim mbarëbotëror.