Fotot “e çuditshme”, këngëtari i njohur thotë se po pret një bebe

Këngëtari Lil Nas X ka zgjedhur një mënyrë të çuditshme për të promovuar albumin e ri.

Ai ka postuar disa foto, ku duket barku i madh, teksa mban një buqetë me lule, një kurorë në kokë, i veshur komplet me të bardha.

Me këto imazhe, thotë se “foshnja” e tij do të lindë në 17 shtator, duke nënkuptuar albumin e ri muzikor.

22-vjeçari tyha për “People” se ideja e çuditshme i lindi pasi dëgjoi versionin e Megan Thee Stallion në këngën e saj të re “Dolla Sign Slime”.

“Thashë, Oh Zot, kjo është e mahnitshme, kështu që thirra menjëherë thirra stilistin tim”, thotë ai. “Më thanë që është shaka, por i thashë se kjo është bebja ime”, tregon ai duke iu referuar këngës.

Nga disa ndjekës, ky fotosesion i këngëtarit nuk është përdorur mirë, madje ka prej atyre që e konsiderojnë “poshtërim”.