853 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit/ 4 humbje jete, 16 në gjendje të rëndë

Katër persona kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit në vendin tonë nga COVID.

Nga 5637 testime të kryera  kanë rezultuar pozitivë me COVID19 853 qytetarë. 231 raste janë në Tiranë, 99 raste në Shkodër, 55 raste në Lezhë, 47 raste në Durrës, 36 raste në Kavajë, 29 raste në Sarandë, Berat, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Vlorë, 25 raste në Vau i Dejës, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Krujë, Pogradec, 16 raste në Kukës, 12 raste Malësi e Madhe, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Divjakë, 7 raste në Shijak, Fier, Korçë, Kuçovë, Peqin, 6 raste në Cërrik, Librazhd, 5 raste në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dimal, Gramsh, 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Tepelenë, Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Delvinë, Konispol, Poliçan, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Roskovec, Patos, Himarë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar.

Aktualisht janë 10,915 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 103 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 një qytetar 65 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 67 vjeç nga Konispoli dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi.

Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,802 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       853

Të shëruar në 24 orë       526

Të shtruar në spitale       103

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 5,637

Testime totale            1,059,241

Raste pozitive             148,222

Raste të shëruara         134,802

Raste Aktive                    10,915

Humbje jete                     2,505

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4007

Shkodër          1906

Vlorë               883

Durrës             848

Fier                  750

Lezhë              648

Elbasan           569

Berat               417

Gjirokastër      276

Korçë               249

Kukës              196

Dibër                164