37 afganë mbërrijnë në Rinas, vendosen në Qytetin Studenti për t’u shpërngulur më pas

37 shtetas afganë mbërritën në Rinas gjatë orëve të para të mëngjesit, duke e çuar në 644 numrin e afganëve në vend.

Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për tu transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet, njofton Ministria e Jashtme.

Një natë më parë, nga Qyteti Studenti u larguan rreth 300 refugjatë, për t’u vendosur në strukturat hoteliere të Shëngjinit.

Në total, janë 411 afganë të akomoduar në Shëngjin. Ata janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie ndërsa janë nën monitorim të vazhdueshëm të stafeve mjekësore dhe të forcave të policisë.