Skandali në skuadrën islandeze, disa futbollistë akuzohen për ngacmim seksual

Skuadra islandeze e futbollit po përballet me akuzat se disa lojtarë të skuadrës janë përfshirë në abuzime seksuale.

Kryeministrja e Islandës i kërkoi federatës së futbollit të vendit që të shqyrtojë rastet e dyshuara.

Katrin Jakobsdottir tha se ishte e trishtuar nga akuzat që kanë futur në krizë trupin drejtues të futbollit të Islandës.
Skandali u bë publik javën e kaluar pasi një vajzë tha se ishte abuzuar seksualisht.

Në një intervistë për transmetuesin publik RUV, Thorhildur Gyda Arnarsdottir akuzoi një anëtar të ekipit kombëtar për sulm ndaj saj në një klub nate në Reykjavik, në shtator të vitit 2017.

25-vjeçarja u shpreh se së bashku me një vajzë tjetër kushin shkuar në polici, për të denoncuar lojtarin.

Të hënën klubi i futbollit IFK Gothenburg dorëzoi akuzën për “një nga lojtarët për ngacmimin seksual në 2017”.

Ndaj futbollistit, identiteti i të cilit nuk bëhet i duhur, nisi hetimi.