Nis mësimi plotësues në shkolla/ Mësuesit duhet të vaksinohen deri më 30 shtator

Mësimi plotësues në shkolla ka nisur ditën e sotme për plotësimin e mangësive nga mësimi online.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar edhe udhëzimin me masat  anti-COVID që duhen respektuar, ku theksohet se mësuesit duhet të marrin vaksinën deri më 30 shtator.

Si mësuesit, vaksinën duhet ta marrë i gjithë personeli i shkollave, ku përfshihen sanitaret dhe rojet.

Ndërkohë, mes rregullave nga ISHP që duhet të respektohen në shkolla është edhe mbajtja e maskës me detyrim për çdo person gjatë qëndrimit. Në klasa, nxënësit duhet të qëndrojnë në një distancë 1.5 metra nga njëri-tjetri dhe ambientet duhet të ajrosen vazhdimisht.

Nxënësve të ciklit të ulët u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orarit të mësimit, ndërsa nxënësit e ciklit të lartë duhet të mbajnë maskën në ambiente e brendshme në shkolla. Po ashtu, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo, mbajtja e maskës në klasa, do të jetë e detyruar edhe për mësuesit.

Në ushëzimin e ISHP thuhet po ashtu se nuk do të lejohet që një nxënës të dali nga godina dhe të rikthehent përsëri në të, brenda ditës.

Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.

Mësimi plotësues do të zgjasë deri më 24 shtator dhe më 27 shtator do të nisë zyrtarisht viti i ri shkollor.