Tiranë/ Arrestohet 57-vjeçari, shantazhoi një 20-vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale

Një 57-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka përndjekur dhe shantazhuar një 20-vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ai është identifikuar me inicialet P.B., dhe akuzohet për veprën penale “Përndjekja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme, sipas policisë.