Rritje e frikshme e rasteve me COVID në vend/ 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Dita e sotme ka shënuar rritje alarmante të rasteve me COVID në vend.

Nga 7,256 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1054 qytetarë. 303 raste janë në Tiranë, 157 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 47 raste në Vlorë, 42 raste në Lezhë, 38 raste në Kavajë, 31 raste në Kurbin, 26 raste në Lushnje, Elbasan, 24 raste në Korçë, 22 raste në Fier, Sarandë, 21 raste në Berat, 17 raste në Gjirokastër, 15 raste Malësi e Madhe, Krujë, 13 raste në Kamëz, Bulqizë, 12 raste në Rrogozhinë, Mat, 11 raste në Peqin, 10 raste në Kukës, 8 raste në Dibër, Divjakë, 7 raste në Himarë, Pogradec, Kuçovë, Prrenjas, 6 raste Vau i Dejës, Patos, Tepelenë, Cërrik, 5 raste në Memaliaj, Dimal, Librazhd, 4 raste në Has, Tropojë, Përmet, Gramsh, 3 raste në Shijak, Konispol, 2 raste në Mirditë, Vorë, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Mallakastër, Selenicë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, Poliçan.

Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetare: Një qytetare 78 vjeç nga Kavaja, një qytetare 79 vjeç nga Tirana dhe një qytetare 87 vjeç nga Vlora.

Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Gusht 2021)

Raste të reja ditore       1054

Të shëruar në 24 orë       469

Të shtruar në spitale       96

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 7,256

Testime totale            1,047,380

Raste pozitive             146,387

Raste të shëruara         133,801

Raste Aktive                    10,088

Humbje jete                     2,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3,638

Shkodër          1,789

Vlorë               908

Durrës             778

Fier                  695

Lezhë              567

Elbasan           497

Berat               352

Gjirokastër       281

Korçë               254

Dibër                 169

Kukës              160