Gazetarja që intervistoi talebanët largohet nga vendi

Beheshta Arghand ishte prezantuese për kanalin televiziv privat Tolo Neës në Afganistan dhe intervistoi talebanët kur mbërritën për herë të parë në Kabul.

Ajo tani është larguar nga Afganistani dhe i thotë BBC -së se shumë nga reporterët dhe prezantuesit e kanalit kanë shkuar gjithashtu jashtë vendit.

Kujtojmë se talebanët prej javësh tashmë kanë marrë nën kontroll Afganistanin, ndërsa vendasit po përpiqen të largohen në shtete të tjera.