Përleshje me thika jashtë stacionit të metrosë në Londër/ 5 të plagosur

Pesë persona u dërguan me urgjencë në spital pasi u goditën me thikë në një përleshje në veri të Londrës.

Sipas mediave britanike,  policët që po hetojnë incidentin pranë stacionit të metrosë Harrow dhe Wealdstone thonë se një grua dhe katër burra u plagosën.

Dy burra janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, ndërsa të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën.

 “Pesë persona adoleshentë ose 20 vjeç u dërguan në spital me plagë nga thika. Dy burra janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme”, sipas policisë.