Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, publikohet rendi i ditës

Më 2 shtator socialistët do të mblidhen për Asamblenë e PS, ku do të zbulohen emrat e kabinetit të ri me të cilët do të drejtohet qeveria Rama në mandatin e tretë.

Kjo mbledhje do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe do të vijojë me zgjedhjen e kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit të partisë.

Vetëm dy emra janë konfirmuar në mandatin e ri qeverisës, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla dhe ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të kongreseve në Tiranë.