Kosova themelon Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë

Qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë.

Komiteti ka në përbërje mbi 25 institucione të Kosovës, të cilat përfaqësohen me nga një anëtar.

Ky vendim i Qeverisë, i datës 30 gusht, vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i cili diskutoi masat që duhet ndërmarrë për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga Covid.

Kryesues i këtij Komiteti është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me të gjitha njësitë tjera, sipas një komunikate të qeverisë, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë Covid 19.

Kosova po përballet më një numër të lartë të vdekjeve më Covid 19 dhe rritje të rasteve të reja me koronavirus.

Qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë. Komiteti ka në përbërje mbi 25 institucione të Kosovës, të cilat përfaqësohen me nga një anëtar.

Ky vendim i qeverisë, i datës 30 gusht, vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i cili diskutoi masat që duhet ndërmarrë për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga Covid 19.

Kryesues i këtij Komiteti është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me të gjitha njësitë tjera, sipas një komunikate të qeverisë, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë Covid 19.

Kosova po përballet më një numër të lartë të vdekjeve më Covid 19 dhe rritje të rasteve të reja me koronavirus.

60 pacientë janë në kujdes intensiv në spital, ndërsa1.062 janë me oksigjen.

Për shkak të kësaj situate, Këshilli i Bashkimit Evropian ka konfirmuar heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta, ndaj të cilave nuk ka pasur kufizime për udhëtime në BE për shkak të pandemisë.