607 refugjatë afganë janë strehuar deri më tani në vendin tonë.
Avioni i ardhur nga Abu Dabi u ul në aeroportin “Nënë Tereza”, sot rreth orës 5 me 150 qytetarë afganë.
103 prej tyre u vedosën në Qytetin Studenti ndërsa 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës.
Një ditë më parë, në vendin tonë mbërritën dy avion me afganë. Njëri mbante 154 pasagjerë në bord, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.
Ndërsa tjetri mbërriti nga Afganistani, me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë.
Vendi ynë do të presë rreth 4000 afganë, për t’i ndihmuar të shpëtojnë nga regjimi taleban në Afganistan.