Rritje alarmante e infektimeve/ Masat e reja anti-Covid, ja çfarë nevojitet për të hyrë në Kosovë

Duke filluar nga data 30 gusht deri më datë 13 shtator, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të ketë një nga dëshmitë e mëposhtme: Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

Testi RT-PCR negativ për COVID -19, jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19, test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.

Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria  jo më shumë  se 48 orë nga bërja e këtij testi. Nga kërkesa përjashtohen; personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnw deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve; shoferët me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar; shtetasit e Republikës së Kososës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit; qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh; diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë; personat nën moshën 18  vjec.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës

Autoritetet policore të Republikës së Kosovës, kanë njoftuar mbi masat e reja të kufizimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, nisur nga situata e pandemisë. Duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës,  duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19. Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria  jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve. Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria  jo më shumë  se 48 orë nga bërja e këtij testi. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë, përjashtohen; Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajn deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve; Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19; Shtetasit e Republikës së Kososës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit; Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh; Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë; Personat nën moshën 18  vjec. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.