Në aeroportin e Kabulit është regjistruar një tjetër shpërthim.
Ngjarja ka ndodhur paditen e sotme.
Mediat e huaja, kanë publikuar disa foto ku shihet tym dhe flakë afër aeroportit, ndërkohë që nuk raportohet për viktima apo për të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.
Deri më tani nuk kanë dalë detaje të reja për ngjarjen.
Dyshohet se bëhet fjalë për një sulm me raketë në një shtëpi, shumë pranë aeroportit ku të enjten (26 gusht) u vranë më shumë se 170 persona.
Presidenti amerikan, Joe Biden, kishte paralajmëruar më parë se një sulm tjetër në aeroportin në Kabul.