417 shtetas afganë kanë ardhur deri deri në vendin tonë, përmes 5 fluturimeve nga Kabuli.
Mëngjesin e sotëm, në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytetin Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ata u pritën nga zv. ministrja e Jashtme, Megi Fino.
Më vonë zbriti në Rinas avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë.
Vendi ynë do të presë rreth 4000 afganë, për t’i ndihmuar të shpëtojnë nga regjimi taleban në Afganistan.