Numri iafganëve të ardhur në Shqipëri ka arritur në 457.
Mëngjesin e ditës së sotme në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur dy avionë të tjerë me qytetarë afganë, në mesin e tyre kishte dhe fëmijë.
Avioni i parë mëngjesin e sotëm zbriti në orën 3:50 dhe u prit nga zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino.
Ai mbante 154 pasagjerë në bord, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.
Ndërsa më vonë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani, me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë.
Vetëm sot në Shqipëri kanë mbërritur 182 afganë. Ndërkohë pritet që numri i afganëve të vendin tonë të shkojë në 4000 persona.