Vendosi eksploziv në makinën e ish-kandidatit për deputet, Elton Debreshi/ Autori i dyshuar është vëllai i tij

Foto ilustruese

Autori i vendosjes eksplozivit në makinën e ish-kandidatit për deptutet, Elton Debreshi, mesnatën e 27 gushtit është kapur nga policia.
Sasia e lëndës plasëse në mjetin tip “Mercedes Benz” shkaktoi vetëm dëme materiale. Pas hetimeve, policia njofton se autori i dyshuar i ngjarjes është vëllai i Elton Debreshit, Alfred Debreshi. Nuk dihen nëse midis vëllezërve ka pasur konflikte të mëparshme dhe çfarë e shtyu të riun drejt këtij veprimi.
                                                                                  Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, ku automjetit të shtetasit E. D., iu vendos një sasi e vogël lënde plasëse.
Vihet në pranga autori i dyshuar.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:
A. D., 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.