Tre fluturime nga Kabuli në Rinas, 275 afganë strehohen në Shqipëri

Avioni i tretë me 59 shtetas afganë ka mbërritur në aeroportin e Rinasit rreth orës 01:15.

Afganët që do të strehohen përkohësisht në vendin tonë, u pritën nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 275 qytetarë afganë në total.

Dy ditë më parë, zbritën në tokën shqiptare dy avioni të tjerë. I pari me 121 shtetas, mbërriti rreth orës 23:00. Ata u strehuan në dy struktura hoteliere të Golemit.

Dje, rreth orës 23:00 zbriti avioni i dytë me 95 afganë.

13 nga 275 shtetasit, janë foshnje.
Kryeminsitri Rama është shprehur se vendi ynë do të presë rreth 4000 afganë, për t’i ndihmuar të shpëtojnë nga regjimi taleban në Afganistan.