Tiranë/ Makina përplas 14-vjeçaren

Një vajzë 14 vjeçe ka mbetur e pasditen e sotme në Tiranë, pasi u përplas nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10 në rrugën “Tom Plezha”.
E mitura me iniciale E.S. është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ku po ecte vajza, në momentin që është aksidentuar apo nëse drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale M.L. po ecte tej normave të shpejtësisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.