Helikopterët amerikane Blackhawk kushtojnë rreth $6 milionë secili dhe janë vetëm një pjesë e vogël e arsenalit të rënë në duart e grupit militant taleban.
Mes pamjeve nga Kabuli tyre janë dhe këto video anëtarëve talibanë që testojnë aftësitë e tyre ose i perfeksionojnë ato, në kabinën e drejtimit të helikopterit luftarak amerikan UH-60 Black Haëk.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, helikopteri i frontit të luftës shihet sesi drejtohet nga militantët vetëm disa metra mbi asfaltin e aeroportit në pistën e Kandahar në jug të vendit. Nuk është e qartë se kush po e drejtonte mjetin por helikopteri shihet që nuk arrin të ngrihet në fluturim të plotë.
Helikopterët ishin vetëm një pjesë e arsenalit madhor që ra në duart e talebanëve më 14 gusht, mes tërheqjes së trupave amerikane.