Misteri rreth origjinës së Covid 19, debate brenda Inteligjencës Amerikane

Komuniteti i inteligjencës në Shtetet e Bashkuara tha se ishte i ndarë rreth origjinës së Covid 19, pasi për tre muaj kryen një hetim që e urdhëroi presidenti Joe Biden, thuhet në një përmbledhje të publikuar më 27 gusht.

Komuniteti i inteligjencës tha se të gjitha agjencitë vlerësuan se dy hipoteza janë “të mundshme”, ose virusi është përhapur në njerëz nga një kafshë e infektuar ose që virusi ka dalë nga një laborator kinez në Wuhan.

Dokumenti u publikua nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, që mbikëqyrë 17 agjenci dhe organizata të inteligjencës amerikane.

Komuniteti i inteligjencës tha se SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen Covid 19, me gjasë ka infektuar njerëzit e parë jo më vonë se nëntori i vitit 2019 dhe grupi i parë i infeksionit u paraqit në Vuhan të Kinës në dhjetor.