Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Lezhë- Milot, ku drejtuesi 38-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Për pasojë ka humbur jetën shoferi mjetit dhe ka marrë dëmtime 27 vjeçari, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.
Banorë të zonës kanë mbërritur pranë vendit ku ndodhi aksidenti për të parë se çfarë ka ndodhur.
Ndërkohë mbetet e paqartë arsyeja përse shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe shkaktoi përplasjen.
“Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.