Grupi i vjetër parlamentar i Partisë Socialiste me atë që u zgjodh pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit do të mblidhet ditën e sotme as ftesës së kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa pritet që javën që vjen kryeministri të njoftojë krijimin e qeverisë së re, sot të mbahet takimi me fokus bilancin për qeverisjen e kaluar dhe objektivat për qeverinë e re.
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit Rama njoftoi tërheqjen nga mandati i deputetit të shefes së Infektivit, Najada Çomo, e cila hoqi dorë nga mandati i deputetit, ndërsa edhe zv/ kryeministri Erion Braçe lajmëroi largimin.
Nga mbledhja e fundit me ministrat e kabinetit Rama 2, kreu qeverisë shqiptare tha se ky mandati i dytë katër vjeçar mbyllet me një notë pozitive edhe pse tërmeti dhe pandemia Covid 19 ndryshuan prioritetet.
Edi Rama nuk rikonfirmoi asnjë prej ministrave që kishte përballë por tregoi se kur do ta shpallë skuadrën Rama3.