Gjysmë milioni afganë mund të ikin nga vendi, sipas UNHCR

UNHCR iu bëri thirrje vendeve fqinje me Afganistanin që t’i mbajnë kufijtë e hapur dhe të ofrojnë strehim për afganët.

Sa i takon shifrave ne jemi duke u përgatitur për rreth 500,000 refugjatë të rinj në rajon. Ky është skenari më i keq“, tha Kelly Clements, zëvendëskomisionere e OKB -së për refugjatët.

Sipas saj, tash për tash nuk është duke u parë ndonjë fluks i madh i afganëve që largohen nga pikat kufitare, megjithatë situata brenda Afganistanit po ndryshon shumë shpejt.

Ditët e fundit është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të afganëve që kalojnë në Pakistan, tha ajo. Dyndja e refugjatëve afganë, gjatë katër muajve të ardhshëm, mund të përfshijë Iranin dhe Pakistanin dhe në vendet e Azisë Qendrore, vlerëson UNHCR.

Mijëra afganë kanë qëndruar ditët e fundit në aeroportin e Kabulit dhe jashtë objektit në përpjekje për të ikur nga vendi./ REL