95 shtetas të tjerë afgan mbërrijnë në Rinas

Avioni i dytë nga Kabuli, me 95 pasagjerë ka zbritur pak minuta më parë në Rinas.

2 prej shtetasve afganë janë fëmijë. Ata u pritën në aeroport nga ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

121 afganët e parë mbërritin mëngjesin e sotëm në vend. Ata u akomoduan në strukturat akomoduese të Golemit. Ndërkohë, mesnatën e sotme, Ministria e Jashtme njofton se do të vijë avioni i tretë me shtetas afgan, të evakuuar nga Afganistani, që ndodhet nën pushtetin e rreptë të talebanëve.