Avioni i parë me 121 qytetarë afganë ka mbërritur në vendin tonë pas mesnatës.
Mes tyre janë edhe 11 foshnja,të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale.
Më pas ata do të nisen drejt strukturave hoteljere në Durrës.
Qytetarët janë pritur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe policisë së shtetit.
Një pjesë e 121 afganëve kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre.
Kurse ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka theksoi se Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4000 afganë.
Ndërkohë ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në një postim në Twitter shkruan se Shqipëra edhe një herë tregoi se i ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe.
Mësohet se afganët që mbërritën sot janë nisur nga Kabuli 2 orë pas sulmeve kamikaze. Në këto sulme mbetën të vdekur 60 persona si dhe u plagosën 140 të tjerë. Pjesë të viktimave janë edhe 13 trupa të ushtrisë amerikane.