2 avionë me qytetarë afganë pritet të zbresin në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit mesnatën e sotme.
Avioni i parë nga Kabuli mund të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë, njofton Ministria e Jashtme.
Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Mëngjesin e sotëm, në vend mbërritën 121 afganët e parë, që u akomoduan në dy resorte të Golemit. Kryeministri Rama ka njoftuar se Shqipëria do të strehojë rreth 4000 shtetas afganë, teksa vendi u tyre është nën pushtetin mizor të talebanëve.