Shpërthim kamikaz në Kabul, dhjetëra të vrarë

Një shpërthim kamikaz në Kabul i ka marrë jetën dhjetëra personave.

Sekretari për shtyp i Pentagonit tha se numri i viktimave nuk dihet ende, ndërsa Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden është informuar për shpërthimin.

Korrespondentja e Sky News, Sally Lockwood tha se shpërthimi ndodhi pranë hotelit Baron, vendi ku kanë qëndruar trupat britanike dhe gazetarët.

Shpërthimi erdhi pas paralajmërimeve se gjatë ditës një sulm terrorist shumë vdekjeprurës mund të ndodhte në aeroport brenda disa orësh.