Sërish rritje të rasteve me COVID në vend/ 888 të infektuar në 24 orë, 3 humbje jete

Edhe dita e sotme ka shënuar rritje të të infektuarve me COVID në vendin tonë.

Nga  6619 testime kanë rezultuar pozitivë 254 qytetarë në Tiranë, 119 në Shkodër, 46 në Vlorë, 40 në Durrës, 38 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Vau i Dejës, 29 në Fier, 28 në Lezhë, 27 në Berat, 24 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Kavajë, 16 në Lushnje, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, Krujë, nga 7 raste në Gramsh, Peqin, Rrogozhinë, nga 6 raste në Vorë, Tepelenë, Belsh, nga 5 raste në Cerrik, Këlcyrë, Divjakë, Has, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Dimal, Korçë, Përmet, Roskovec, Mat, Shijak, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Devoll, Kuçovë, nga 1 rast në Prrenjas, Librazhd, Poliçan, Skrapar, Maliq, Memaliaj, Dropull, Libohovë, Delvinë, Klos, Dibër, Tropojë.

Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 40 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Dibra.

Janë shëruar 274 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,086 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         888

Të shëruar në 24 orë       274

Të shtruar në spitale       91

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 7725

Testime totale            1,019,885

Raste pozitive             142,253

Raste të shëruara         132,086

Raste Aktive                    7681

Humbje jete                     2,486

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2900

Shkodër          1322

Vlorë               694

Fier                  592

Durrës             527

Lezhë              397

Elbasan           376

Berat               278

Gjirokastër       243

Korçë               156

Kukës              116

Dibër                 80