Aksident tragjik me 5 të vdekur në Gjirokastër/ Furgoni me pasagjerë bie në greminë

5 persona kanë ndërruar jetë sot, pasi furgoni me të cilin po udhëtonin ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë.

Sipas policisë, furgoni është përplasur me mjetin tip “Land Rover”, në vendin e quajtur Muzinë.

Si pasojë e përplasjes, mjeti ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Disa persona janë dërguar në spital, ndërkohë që në mjet ka ende pasagjerë të bllokuar.