Kreu i Komandës Qendrore të Ushtrisë së SHBA-së, gjenerali, Kenneth McKenzie, tha se 12 ushtarakë amerikanë ishin në mesin e të vrarëve nga dy shpërthime që ndodhën pranë aeroportit të Kabulit sot.
Sipas McKenzie, sulmuesit vetëvrasës ishin nga grupi ekstremist Shteti Islamik (IS).
“Sulmi u pasua nga disa të shtëna në drejtim të civilëve dhe forcave ushtarake nga ana e një numri të pjesëtarëve të armatosur të ISIS-it”, tha McKenzie.