Ndërron jetë 20-vjeçari me sëmundje bashkëshoqëruese/ 844 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

Një 20-vjeçar nga Korça me sëmundje bashkëshoqëruese ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ishte i prekur nga COVID.

Gjithashtu edhe një qytetar 69 vjeç nga Shkodra dhe një qytetar 81 vjeç nga Vlora nuk mundën dot ta fitonin betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Nga  7725 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 844 qytetarë, ku

246 raste janë regjistruar në Tiranë, 119 në Shkodër, 41 në Durrës, 37 në Vlorë, 35 në Lezhë, nga 29 raste në Kavajë, Krujë, 26 në Sarandë, nga 23 raste në Vau i Dejës, Fier, 21 në Elbasan, nga 20 raste në Berat, Kamëz, 19 në Kurbin, nga 18 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 11 në Kukës, 10 në Kuçovë, 8 në Gramsh, 6 në Vorë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Divjakë, Gjirokastër, Pogradec, Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Belsh, Kolonjë, Korçë, Selenicë, nga 3 raste në Shijak, Dibër, Patos, Himarë, Maliq, Cerrik, nga 2 raste në Poliçan, Dimal, Devoll, Këlcyrë, Libohovë, Mallakastër, Mat, Has, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Delvinë, Përmet, Memaliaj, Skrapar,

Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë.

Janë shëruar 204 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,812 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, shkruan ministria.

Statistika (25 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         844

Të shëruar në 24 orë       204

Të shtruar në spitale       91

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 7725

Testime totale            1,013,266

Raste pozitive             141,365

Raste të shëruara         131,812

Raste Aktive                    7070

Humbje jete                     2,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2687

Shkodër          1215

Vlorë               640

Fier                  551

Durrës             477

Lezhë              367

Elbasan           332

Berat               269

Gjirokastër       198

Korçë               156

Kukës              102

Dibër                 76