Biden: Pas 31 gushtit, asnjë këmbë ushtari amerikan në Afganistan!

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden vendosi përfundimisht që tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani të mbyllet në 31 gusht.

Vendimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë sfidoi apelet e liderëve aleatë që kërkonin t`i jepej më shumë kohë evakuimeve.

Çdo ditë që jemi në këtë vend është një ditë tjetër kur e dimë se dega e ISIS-it në Afganistan përpiqet të mësyjë aeroportin dhe të na sulmojë ne dhe forcat aleate si dhe civilët e pafajshëm. Situata është e brishtë. Jemi në një rrezik serioz që të mos arrijmë ta ruajmë dot sigurinë në rrjedhën e ditëve”, tha ai.