Shpërthim gazi në Itali, shembet ndërtesa/ Ndërron jetë fëmija shqiptar! Nëna në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Strada del Bramafame, në Torino të Italisë, ku u shemb ndërtesa prej shpërthimit nga rrjedhja e gazit.

Sipas medias italiane, një  djalë  4 vjeç ka  ndërruar jetë. Ndërsa nëna 34 vjeçe u nxor nga rrënojat dhe u dërgua në urgjencë së bashku me një 22-vjeçar me origjinë rumune. Të dy janë në gjendje kritike, ndërsa edhe një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Babai shqiptar, 40 vjeç nuk ishte në shtëpi, por shkoi në urgjencë në gjendje shoku për shkak të ngjarjes së rëndë.

I riu 22-vjeçar që jetonte në një tjetër apartament ka pësuar djegie në 50% të trupit. Sot ishte ditëlindja e tij dhe po nisej për në punë kur ndodhi shpërthimi.

I plagosuri i tretë është një djalë tjetër 22-vjeçar me origjinë siciliane, i cili pësoi thyerje në legen dhe dëmtim në kokë.

Zhurma e shpërthimit të gazit u dëgjua deri në  rrethin Madonna di Campagna.

Shpërthimi i shkaktuar nga rrjedhja e gazit ndodhi në një ndërtesë dy katëshe me 6 apartamente, ku jetojnë kryesisht familje me origjinë shqiptare dhe rumune.