Forcat RENEA kanë kryer operacione blic në disa qytete të vendit, mbrëmjen e sotme.
Efektivët kanë ushtruar kontolle në Durrës, Lezhë e Shkodër, me qëllimin kryesor, kapjen e autorëve të vrasjes së Bledar Muçës, një natë më parë në Lushnjë.
Objektivi i RENEAS janë edhe persona të tjerë me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kontrollet do të vijojnë gjithashtu në qytete të tjera, ndërsa ka edhe disa persona të shoqëruar, që dyshohet se janë përfshirë në vrasje dhe atentate.
Biznesmeni Bledar Muça u ekzekutua teksa pinte kafe në lokalin e tij, në qendër të qytetit. 5 persona të tjerë mbetën të plagosur, teksa atentatorët qëlluan me breshëri plumbash nga një mjet tip “Golf”.