Këngëtarja Genta Ismajli në pritje të ëmbël

Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli është në pritje të ëmbël.

Së fundmi, në TikTok ka nisur të qarkullojë një video, në të cilën dallohet qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. Edhe pse shfaqet me rroba të gjera barku është mjaft i dukshëm.

Po ashtu, burime të Prive konfirmojnë se këngëtarja është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Po ashtu para disa ditësh në rrjet u publikua një foto, në të cilën Genta dukej me disa kilogramë më shumë.

Kështu lindën dyshimet se ajo mund të ishte shtatzënë për herë të parë, por fillimisht këto aludime u hodhën poshtë.

Genta Ismajli ka 2 vite që jeton një histori të bukur dashuri me biznesmenin nga Turqia, Usta dhe pritet që së shpejti të kurorëzojnë dashurinë e tyre.