Gomonia pëson defekt në mes të detit, shpëtohen në kohë 12 turistët

Një gomone me 12 turistë ka pësuar defekt teknik në gadishullin e Karaburunit dhe për pasojë kishte vështirësi të dilte në breg.

Dallgët e forta detyruan drejtuesit e mjetit detar. Forcat detare të shpëtimit ndërhynë në kohë dhe i shoqëruan në breg pushuesit.