Aksident me vdekje, makina përplas drejtuesin e motoçikletës

Një person ka gjetur vdekjen ditën e sotme pasi u përplas nga “Benz”-i në aksin rrugor Bilisht-Korçë.

Identiteti i viktimës ende nuk dihet, ndërsa grupi  hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.