Të paktën 22 persona kanë humbur jetën teksa të dielën përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan për 45 të zhdukurit, pasi përmbytjet e mëdha përfshinë shtetin amerikan Tennessee.
Autostrada në qytetin Waverly ishte e pakalueshme për shkak të shirave të dendur dhe ka pasur ndërprerje të energjisë në qarqet Hickman, Houston dhe Humphreys.
Helikopterët dhe ekipet e ndihmës të dërguara në rajon vazhdojnë përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.