Kosovë, 17 viktima dhe 1.067 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit

17 persona të infektuar me koronavirusi kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.343.                                                                                                                                          Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1.067 raste të reja me koronavirus, ndërsa  numri i tyre ka shkuar në 130.376 gjithsej.

Në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 7.946 për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 889.180 teste.

Sa i përket numrit të të shëruarve janë 278 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 107.566 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 20.467.