Jordania miraton kalimin e 2.500 afganëve në SHBA përmes territorit të saj

Jordania ka miratuar kalimin e 2.500 shtetasve afganë të territorin e saj. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të vendit, Daifallah al-Fayez,në një deklaratë tha se vendimi erdhi “ për të kontribuar në trajtimin e krizës humanitare në Afganistan”.

Ai tha se është arritur marrëveshje me Washington-in zyrtar “për tranzitin e shtetasve afganë të cilët po evakuohen përmes Jordanisë dhe transferohen në SHBA”.

Kryengritësit talebanë morën kontrollin e Afganistanit më 15 gusht, ndërsa presidenti dhe zyrtarë të tjerë të lartë u larguan nga vendi.