Asnjë humbje jete/ 397 raste të reja me COVID në 24 orë

397 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Janë kryer 4029 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 397 qytetarë, në këto bashki:

88 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.

Aktualisht janë 5792 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë humbje jete

Janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,451 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, shkruan ministria.

Statistika (23 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         397

Të shëruar në 24 orë       178

Të shtruar në spitale       84

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4029

Testime totale            1,000,523

Raste pozitive             139,721

Raste të shëruara         131,451

Raste Aktive                    5792

Humbje jete                     2,478

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2231

Shkodër          928

Vlorë               559

Fier                  473

Durrës             362

Lezhë              275

Elbasan           266

Berat               202

Gjirokastër       180

Korçë               139

Kukës              100

Dibër                 77