Aksident me vdekje në Prrenjas/ Ndërron jetë 43-vjeçari, plagoset pasagjerja

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi humbi kontrollin e makinës në fshatin Rrajcë Skenderbe në Prrenjas.

Viktima Z.S po udhëtonte me makinën tip “Toyota” bashkë me një pasagjere e cila mbeti i plagosur.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e aksidentit.                                                                                                                                        “Më datë 23.08.2021,rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe,  Prrenjas, shtetasi Z.S., 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë  drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, si dhe është dëmtuar 1 pasagjere, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.