Xherdan Shaqiri te Lyoni, zyrtarizimi pas testeve mjekësore

Xherdan Shaqiri do të jetë së shpejti zyrtarisht futbollit i Lyonit në Ligue 1.

Klubi francez ka njoftuar në kanalet zyrtare se ka arritur marrëveshjen në parim me Liverpoolin për transferimin e mesfushorit shqiptar, të cilin e konsideron lojtarin kyç të përfaqësuesen e Zvicrës në finalet e Euro 2020, që u zhvillua këtë verë.

Shaqiri do të mbërrijë gjatë orëve të ardhshme në Lyon, ku do të mirëpritet nga Juninho, ish-futbollisti i famshëm brazilian i kësaj skuadre, sot në rol drejtuesi. Zyrtarizimi do të vijë menjëherë sapo mesfushori të kalojë me sukses testet mjekësore.

29-vjeçari, i lindur në Kosovë, ka luajtur 96 ndeshje për Zvicrën në tri Kupa Bote (2010, 2014 dhe 2018) si dhe dy Kampionate Evropiane (2016 dhe 2021).

I konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj zvicëranë të të gjitha kohërave, së bashku me Alexander Frei dhe Stephane Chapuisat, mesfushori sulmues është aktualisht golashënuesi më i mirë në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë, me tetë gola.

I aktivizuar në më shumë se 400 ndeshje në katër vende të ndryshme (Zvicër, Gjermani, Itali dhe Angli), dhe në gjendje të luajë në krah ose prapa sulmuesve, Shaqiri ka të gjitha karakteristikat e dëshiruara nga trajneri Peter Bosz./ SuperSport