Dy të moshuar janë mbytur këtë të dielë në plazhin e Spillesë, në Kavajë.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasit ishin të moshave 65-70 vjeç, nga Maqedonia e Veriut. Në vendngjarje mbërritën mjekët dhe ekipet e shpëtimit, por nuk ia dolën t’i shpëtojnë.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së tyre, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e incidentit tragjik.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.