Rritje e fataliteteve dhe rasteve të reja në Kosovë, 1.682 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

11 persona të infektuar me Covid 19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend.

1.682 qytetarë të tjerë janë konfirmuar pozitivë me virusin këtë të dielë, nga 10.710 teste të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 263 pacientë ndërsa numërohen 19,695 raste aktive.

125.000 qytetarë janë regjistruar si të infektuar, që nga fillimi i pandemisë në vend. 2.315 shtetas nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Nga 20 gushti në vend kanë hyrë në fuqi masat e reja anti Covid, që përfshijnë pjesëmarrje të kufizuar në evente apo pasaportë vaksinimi në bare e restorante.
Policia ka shtuar gjobat ndaj personave që nuk mbajnë maska mbrojtëse në ambientet e mbyllura.