Një grua e evakuuar nga Afganistani solli në jetë foshnjën e saj në avionin ushtarak të SHBA-së.
Sipas CNN, Forcat Ajrore të SHBA-së në një deklaratë në Twitter njoftuan se dhimbjet e lindjes së gruas shtatzënë filluan pasi avioni për evakuim nga Kabuli në një bazë amerikane në Lindjen e Mesme u nis për në bazën ajrore Ramstein të Gjermanisë.
“Gruaja filloi të ketë komplikime për shkak të presionit të ulët të ajrit gjatë fluturimit ndërsa piloti vendosi të ulet për të rritur presionin e kabinës dhe se falë kësaj është shpëtuar jeta e nënës”, thuhet në deklaratë.
Gruaja lindi një vajzë në avion menjëherë pas uljes në bazën ajrore Ramstein dhe të dyja janë në gjendje të mirë.