Gazi natyror nuk duhet të përdoret si ‘armë’ gjeopolitike, theksoi sot, kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Gjatë një konference për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në Kiev, Merkel kërkoi zgjatjen e marrëveshjes për partneritetin mes dy vendeve.
Ndërsa Zelensiky tha se është e paqartë si do të vazhdojë partneriteti pas vitit 2024, kur të përfundojë marrëveshja.
Merkel është kritikuar për qëndrimin e saj ndaj Rrjedhës Veriore 2, projekt që do të dyfishojë furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Gjermani.
Kjo është vizita e fundit e Merkel në Ukrainë si kancelare gjermane. Muajin e ardhshëm, në Gjermani do të mbahen zgjedhjet.
Dy ditë më parë, Merkel ishte në Moskë, ku u takua me presidentin Putin dhe theksoi se
Moska dhe Berlini duhet të zhvillojnë dialog pavarësisht “mosmarrëveshjeve të thella”.